Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bujar Xhaferri: Ekspozitë e piktorit Edi Rama me titullin “Ambalazhe” (botuar me 29 janar 1994 ne Koha jone)

35 vite KOHA JONË E enjte, 15 Tetor 2020 18:41
Bujar Xhaferri: Ekspozitë e piktorit Edi Rama me titullin “Ambalazhe” (botuar me 29 janar 1994 ne Koha jone)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pikërisht në këtë kohë plogështie të madhe intelektuale, kur jo rrallë mendjet dhe shpirti i artistëve shqiptarë vuajnë peshën e rëndë të mungesës së personalitetit dhe të vetvetes së vonuar, makthin e zilive banale dhe të dyshimeve të sforcuara për njëri-tjetrin (ka mjaft të tillë që edhe kur janë të sigurt në njohjen ndaj të tjerëve preferojnë të kenë dyshime fiktive), me të cilat dëmtojnë e sfilitin miqtë më të afërt dhe realizojnë aleancën kapriçoze me fantazmën e  Mefistofelit të rizgjuar; pikërisht në këtë kohë, Edi Rama, piktor mjaft tërheqës tashmë, ndër ata të rrallë që e kanë evituar tundimin e asaj aleance që përmenda pak më lart; që preferon t’i dojë të tjerët gjithmonë më parë se sa ta duan ata, pasi është larguar edhe nga hobi i pafrytshëm i diskuteve politike, i paraqet publikut të Tiranës, ekspozitën e tij të re, këtë herë në një natyrë  burleske, të titulluar befshëm “Ambalazh”. Tërë ekspozita duket si një frut i një makthi të gjatë realizuar më parë brenda materies së vetë artistit, për t’u vizatuar e pikturuar më vonë, madje tepër vonë, gati me një lloj ndjese që po guxon ta vizatojë, duket më tej, si një farë konkluzioni për dilemën tronditëse dhe të përditshme: “si mund të jem i dobishëm? Është diçka brenda meje, por çfarë mund të jetë?” (Ka të ngjarë që kjo të jetë dilema e Van Gogut). Kalon nga një figurë te tjetra dhe secila të krijon opinionin se ke të bësh me një variacion klithmash tallëse çuditërisht ndaj njeriut të dobët, ose në mos i tillë, së paku klithma prej jo fitimtari, ose si regëtima prej njeriu të lodhur e së fundmi të pajtuar me zor me humbjen e tij. Gjithsesi, është një pikturë që së paku nuk të kujton për asnjë çast fitoren, ose në mos e përçmon këtë të fundit, nuk e çmon si diçka tepër dinjitoze. Dhjetëra e dhjetëra ambalazhe (tamam ambalazhe!), të hedhura shkujdesshim nëpër rrugë (për të sfiduar të fundit fare pikërisht Partinë Ekologjike), nëpër kthina, pazare, porta dyqanesh, të hedhura kushedi prej rrugaçësh, zotërinjsh, prej liderësh shumë të respektuar partish, janë bërë krejt papritur bartëse të pikturës së autorit. Për një çast të vjen në mend edhe nënteksti se në Shqipëri ka aq e aq njerëz që kanë pasionin e madh për të flakur e hedhur gjëra, por sakaq autori ka shkuar më thellë në idetë dhe imazhet e tij, ndërsa tenton të rehabilitojë e të kthejë në të dobishme, atë çka është flakur gjithandej si e pavlerë. Veç ambalazheve që mbartin, apo më saktë shndërrohen prej penelit të autorit në figura ekspresioniste e kapriçioze, disa shkopinj të hollë, të përcëlluar ndofta në flakën e një furnele vajguri të ngjitur me figurat e pikturuara, disa shkopinj që mua më sollën ndërmend pikërisht ata lloje shkopinjsh të cilët i përdorte Sanço Panço për t’u vetëkastiguar, që pastaj të çmagjepsej, por aspak të ngjashëm me shkopinjtë e policëve modernë, për të treguar se edhe kjo lloj hedhurine mund të rehabilitohej, për të qenë sa më pak e rrezikshme (se për dreq ekziston edhe fraza i vuri shkopinj në rrota), madje për t’u harmonizuar me dritën dhe ngjyrat e artit njerëzor. Autori e ka shmangur figurën njerëzore të praktikës së përditshme, atë figurë të cilën njeriu i përditshëm përpiqet ta ekspozojë në mënyrën sa më diskrete, sa më të shëndetshme, duke e ruajtur nga ëndrrat e lodhshme, nga blanat që lenë brengat, deliret, kllapitë, halucinacionet dhe ka vendosur, përkundrazi, në telajot e tij  në (ambalazhet) njeriun ëndërr, duke mos e privuar veten nga e drejta për ta deklaruar këtë, herë si një prangë, herë si një gjallesë puplash, herë si seks, si kanxhë, si insekt kafkian, për të ngulur këmbë se njeriu – ëndërr, sidoqoftë është më i vërtetë nga ai që shprehet prej qenies së tij materiale. Veç kësaj autori, tek përdor ambalazhet, shkopinjtë e përcëlluar, monedhat që ecin, por që janë të pamjaftueshme për të blerë qoftë edhe një cigare të vetme, apo një karamele, ndjen nevojën të hakmerret, të hakmerret me atë çka mund të quhej hierarki e vlerës, në të cilën ndodh shpesh të flaket thelbi i gjërave dhe veshja e tyre ose ambalazhi, dhe ndodh të shpërfillet ajo çka edhe mund të rikuperohet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ekspozita e re “Ambalazhe”e piktorit Edi Rama, u hap në Galerinë  “TE&GE”në datën 21 për të funksionuar deri më datën 28. Në këtë panair “rikuperimi”nëse do ta quanim kështu, për shkak të përdorimit të kartonëve të ambalazhit në vend të kanavacat, erdhi kushdo dhe mungoi kushdo, pa rënë në sy për mungesën apo prezencën e tij, mund të themi se u ndje paksa mungesa e informatorëve të Televizionit, (ata rrallë mungojnë në kësi rastesh) si për të lënë të nënkuptohet se kjo atelie “rikuperimi”nuk mund të rehabilitonte në të gjitha llojet e ambalazheve të hedhur aty këtu.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

/Bujar Xhaferri/

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 19 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 20 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 21 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 22 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.