Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videokartolinë nga festivali ndërkombëtar i zhvilluar dje në Tiranë, Bread & Heart.
“Dhe me këtë videokartolinë krenarie të Festivalit Ndërkombëtar Bread & Heart, që ka bashkuar në Tiranë për të dytin vit yje e talente të arkitekturës botërore dhe lokale, dhe dje mirëpriti mbi 600 profesionistë të huaj nga mbarë bota e disa qindra vendas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.