“Bukë, kripë dhe zemër të bardhë”, “Indipendent” shkruan për kulinarinë shqiptare

Prestigjozja britanike “Indipendent” i ka bërë jehonë kulinarisë shqiptare në një shkrim që tenton të futet në palcën e traditës shqiptare, por sidomos duke rritur përgjegjësinë e njerëzve të kuzhinës.

“Bukë, kripë dhe zemër të bardhë” shkruan “Indipendent”, duke sjellë një udhëtim në shijen e hollë të kuzhinës shqiptare nga Elisabeth Gowing, që tregon përpjekjen e lëvizjes “slow food” që një grup shefash kuzhine në Shqipëri po e kthejnë në tendencë.

“Është diçka shumë pozitive që Shqipëria po e mbështetë këtë lëvizje ‘slow food’ e cila nisi në Fishtë të Lezhës. Është pozitive për shëndetin, por edhe për ekonominë e vendit. Lëvizja ‘slow food’ mbështet prodhuesin e vogël, prodhimin vendas dhe fermerin”, u shpreh Bledar Kola, shef kuzhine.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse kanë kaluar katër vite qëkurse në Shqipëri është themeluar për herë të parë “Convivium Slow Food” nga Altin Prenga, sërish ka problem në gjetjen e produkteve vendas.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të punosh me filozofinë e ‘slow food’ është si kamikaz sepse duhet të rrezikosh shumë. Është më e lehtë të marrësh një prodhim që vjen nga vendet nordike për shembull sesa të gjesh një shegë që është e vendit”, vijoi Kola.

Nëpërmjet kësaj lëvizjeje këta shefa këmbëngulin të kthejmë sytë nga vlerat e kuzhinës shqiptare.

“Jufkat e kanë origjinën më të largët sesa spagetit. Në qoftë se ne e kemi këtë realitet të hidhur që kuzhina shqiptare nuk është e modernizuar dhe të shikojmë nga kuzhina italiane, atëherë jemi të papërgjegjshëm”, u shpreh Kola..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?