Bularat, komentet pikante në rrjet: ”Bujrum re malaka”
Një situatë histerike është konsideruar nga shumë persona ajo çka ndodhi sot në Bularat të Gjirokastrës. Pjesëmarrja e disa ekstremistëve grekë në jug të vendit, të cilët pretendonin se do të “çlironin Vorio-Epirin”, është ironizuar në rrjetet sociale.
Fatjona Mejdini (Gazetare): A ka njeri informacion nëse mbaroi pushtimi grek në Jug?
Spartak Ngjela (Politikan): Një ceremoni varrimi që u fillua si heroike dhe përfundoi qesharake. Ca të çmendur që bërtasin; dhe pleq të Anadollit që as vetë nuk e dinë përse kanë ardhur në Shqipëri.
Erl Murati (Gazetar): Si për ironi, në mes të histerisë anti-shqiptare të Bularatit, presidenti i Italisë, Matarella artikulon mesazhe vlerësimi për komunitetin arbëresh dhe bashkëjetesën ndër shekuj – si për të na kujtuar se për shqiptarët, sot e gjithmonë, dielli lind andej nga perëndon.
Endri Tafani (Politikan): Ky bombardim mediatik nga jugu i Shqiperise te con ne mendje dicka. Imagjinoni per nje moment sikur TV shqiptare t’i kushtonin kaq vemendje te madhe protestes shume mujore tek Teatri Kombetar ku po vidhet prona publike, apo protestes se banoreve tek Astir, ku vidhet prona private bashke me fondet publike. Qe te dyja rastet me procedura antiligjore e antikushtetuese!!Ja pra kaq larg eshte media shqiptare nga hallet reale te shqiptareve.
Besjan Pesha (Aktivist): “Ta pushtojmë Shqipërinë” bërtiste një nga këta kryegomerët grekë të mbledhur sot në Bularat. Bujrum re malaka. 100 milion euro e ke faturën e konçesioneve këtë vit. 400 do bëhet mbas 3 vitesh.
Edi Oga (Gazetar): Bularati sot – kënd lojrash për këllira!
KOHA JONË SONDAZH

