Bulevardi “Zogu i parë” do të kthehet në “rrugë shopingu”: Transformim si Pazari i Ri

Bulevardi “Zogu i Parë” në Tiranë do të kthehet në një rrugë tregtare, duke iu nënshtruar një projekti transformimi të ngjashëm si te Pazari i Ri. Kjo u bë e ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë prezantimit të buxhetit në njësinë numër 9 në kryeqytet.

Një tjetër lajm fantastik për njësinë është projekti për transformimin e Bulevardit “Zogu I”, në një zonë të dedikuar për turistët. Ambicia jonë është që Bulevardi “Zogu I”, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skënderbej” të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri”- tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?