”Bullafiqi” ra në grackë, shqiptari në Kolumbi u zbulua nga disa foto me femra

Një investigim nga media kolumbiane “El Tiempo”, zbuloi sesi hetuesit e Europol dhe Interpol ranë në gjurmët e Besnik Nikolli i njohur si “Niko” apo “El Gordo” që nga spanjishtja përkthehet “Bullafiqi”.

Ai kshte vendosur në vitin 2021 në Kolumbi, kjo për të krijuar aleanca me kartelet që veprojnë atje dhe jetonte në një lagje të njohur të Santa Marta dhe qëndroi atje për dy vjet pa u zbuluar.

Niko kishte lidhje me organizata të trafikut të drogës në Shqipëri, Holandë dhe Gjermani, të cilët ishin partnerë të tij në Evropë dhe ishin përgjegjës për marrjen e drogës. Sipas autoriteteve, shqiptari rrallëherë dilte nga banesa e tij në një apartament modest të shtresës 3 në lagjen San Pablo të Santa Martës, ku organizonte festa me gra të punësuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

”El Tiempo” ka aksesuar gjashtë prej fotografive dhe në to shqiptari ka pozuar para automjeteve luksoze, në ferma në Evropë dhe madje edhe në një lokal në Santa Marta. Në fakt, fotografia e fundit ka qenë ajo që ka bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së të huajit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?