
Mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut zbresin edhe në bashkinë minoritare të Pustecit. Kjo ka ardhur pas nisjes së censusit nga shtetit shqiptar.
Nënkryetari i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim, ka denoncuar presionet që po i bëhen minoritetit maqedonas nga personalitete zyrtare të Bullgarisë.
Ambasadori bullgar u shpreh se Bullgaria nuk lufton për numra, por për mënyrën se si njerëzit e shohin Bullgarinë.
Shqipëria njeh si pakica kombëtare si maqedonasit ashtu edhe bullgarët në vendin tonë.
