Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditën e sotme në fshatin Krajkë të Bulqizës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe po i afrohen banesave. Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit përhapet me shpejtësi ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve vendore që të bëjnë të mundur neutralizimin e zjarrit që të mos ketë pasoja të rënda.

Një situatë e ngjashme përsëritet çdo vit jo vetëm në zonën e Bulqizës por në të gjithë territorin e Qarkut Dibër. Pastrimi i tokave nga banorët me anë të zjarrit, bën që situata tju dalë jashtë kontrollit dhe të shkaktohet dëm i madh ekonomik kryesisht në pyjet e dushqeve.

Autoritetet këshillojnë banorët që të tregojnë kujdes në këtë periudhë, pasi nëse bëhen shkak për djegien e pyjeve, do të përballen me ndëshkimet siç e parashikon ligji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?