Fredi Beleri dështon në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar padinë e eurodeputetit Fredi Beleri, i cili më 16 shkurt të këtij viti kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për dënimin me 2 vite burg për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje”, si dhe vendimin e Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë që konfirmuan dënimin e dhënë nga GJKKO.

“Dhionisios Alfred Beleri Nr. 1 (Dh) 2026 Regj.Them, datë 03.02.2026 Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 160 (87-2024-217), datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1179, datë 15.07.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 10.03.2026 Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare”,- njofton Gjykata Kushtetuese.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë më 12 maj 2023 teksa blinte vota, 2 ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale dhe u dënua më 5 mars 2024 nga GJKKO me 2 vite burg, vendim i konfirmuar dhe në Apelin e Posaçëm. Si bashkëpunëtor i tij u dënua dhe Pandeli Kokaveshi me 1 vit e 6 muaj burg, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?