”Bum turistësh drejt jugut të Shqipërisë”, mediat italiane: Ryanair dhe Wizz Air në garë për biletat më të lira
Sezoni veror është çelur. Wizz Air dhe Ryanair, kanë biletat me çmimet më të ulëta për në Shqipëri. Kjo e fundit ka nisur fluturimet nga dhe drejt TIA-s prej 31 tetorit 2023, ndërsa Wizz Air-i, që prej prillit të vitit 2017. Këto shifra janë për destinacionet në Itali dhe kanë bërë që e përditshmja Corriere della Sera, t’i kushtojë një artikull, garës siç e cilëson ajo, mes Wizz Air dhe Ryanair për fluturimet nga dhe drejt Shqipërisë.
Në pjesën e parë të vitit 2024, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, me mbi 200% krahasuar me vitin 2019, sipas ACI Europe. Arsyeja kryesore, sipas Corriere della Sera, mbetet beteja e paprecedentë mes Ryanair dhe Wizz Air, me tarifa aq të ulëta sa e bëjnë Shqipërinë vendin me biletat më të lira ajrore në botë.
Këto shifra, shihet si alramante për italianët duke qenë se kjo nënkupton një bum turistësh në jug të vendit. “Këtë vit, me mbi 14 milionë vende avioni në shitje, vetëm aeroporti shqiptar tejkaloi ofertën e kombinuar të dy aeroporteve të Pulias (Bari dhe Brindisi: 12.3 milionë) dhe atë të tre objekteve të Sardenjës (Cagliari, Olbia, Alghero: 12.6 milionë), i afrohet Campania-s (Napoli, Salerno: 15.4 milion) dhe zvogëlon distancën nga Sicilia (Palermo, Catania, Comiso, Trapani: 25.9 milion)”.