Bumçi akuzon Ramën se ka gënjyer për njohjen e diplomave me Serbinë
Gati 5 muaj pasi kryeministri Rama tha nga Presheva se " pas një diskutimi intensic me kryeministrin e Serbisë është firmosur marrëveshja për shkëmbimine të rinjëve, por ajo që është më me rëndësi njohja reciproke e diplomave", PD e ka akuzuar Ramën se ka gënjyer për marrëveshjen.
Faktin që marrëveshja nuk është firmosur ende, e ka pohuar Sokol Gjoka , përfaqësues i Ministrisë së Jashtme, i cili u shpreh se "Ka marrëveshje fizike të realizuara dhe një deklarative. Jemi në proces për realizimin e njohjes së diplomave".
Pas këtij pohimi deputeti demokrat Aldo Bumçi ka akuzuar qeverinë se ka gënjyer publikisht; " Kjo do të thotë që kryeministri ka gënjyer publikisht. Sot pas 6 muaj s’kemi marrëveshje", tha Bumçi në Komisionin e Jashtëm.
Në komision, ministria e Jashtme raportoi për mbedhjen e dytë të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Deputetët ngritën pyetjen për rolin e Shqiëprisë, në heqjen e vizave për Kosovën, por edhe anëtarësimin e saj në intitucionet ndërkombëtare
KOHA JONË SONDAZH

