Bumçi: O zgjedhje demokratike, o situata si në Maqedoni!
Partia Demokratike nuk do të shkojë në zgjedhje me një Kryeministër që vendos rregulla në favor të tij. deklarata u bë nga Lezha prej deputetit demokrat Aldo Bumçi në 26-vjetorin e krijimit të PD së degës.
“Nuk do të shkojmë në zgjedhje me Ramën që vendos rregulla. Ose do të kemi kushte për zgjedhje demokratike ose do të ndodhi si në Maqedoni, të largohet kryeministri dhe t’i hapi e vendit zgjedhje të lira”- tha Bumçi.
Duke iu referuar mesazhit të kryetarit të opozites Lulzim Basha kreu i degës së PD-se në Lezhe Paulin Marku ftoi qytetarët të bëhen pjesë e propozimit të kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
“Propozimet do të vijnë nga Forumi Rinor, Lidhja Demokratike e Gruas, ish-të përndjekurit, shoqërie civile, të cilët do të propozojnë kandidaturat për zgjedhjet”- theksoi Marku.
26-vjetori i themelimit të PD-së në qytetin e Lezhës mblodhi së bashku anëtare dhe drejtues të kësaj force politike, duke dhënë mesazhin e bashkimit për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e qershorit.

