Burg 46 vjeçarit që trafikoi 2.4 ton kanabis
Krimet e Rënda kanë caktuar masën “arrest në burg” per Demo Progonatin, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës. 46 vjeçari së bashku me të tjerë, dyshohet se ka trafikuar një sasi prej 2.4 ton kanabis rreth 1 javë më parë.
“Më datë 15.01.2017, specialistët e sektorit për hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi, si i dyshuar për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Më datë 09.01.2017, sëbashku me shtetas të tjerë, dyshohet se ka trafikuar një sasi prej 2.4 ton lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva”.

