Burg administratores së kopshtit që dhunoi të miturin
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë të “Arrestit me burg” për administratoren e kopshtit privat “Diren” për video-skandalin ku ajo shfaqej duke dhunuar një 3-vjeçar.
Anjeza Shabani, administratore njëherësh edukatore në kopshtin privat “Diren” akuzohet për dhunën ndaj një të mituri 3-vjeçar në ambientet e kopshtit.
Prindërit denoncuan rastin në emisionin investigativ “STOP” me dyshimin se djali i tij dhunohej, kjo për shkak të gjendjes së rënduar që ai shfaqte në shtëpi. Kamera e fshehtë e vendosur brenda kopshtit zbuloi dhunën barbare të administratores ndaj të miturit.
Shabani u ndalua tre dite më parë, menjëherë pa publikimit të video-skandalit. Gjatë marrjes në pyetje ajo ka deklaruar se e ka dhunuar 3-vjeçarin vetëm në një rast, kur edhe është filmuar, pro prindërit pretendojnë se djali i tyre është dhunuar prej 6 muajsh.
Mbi Anjeza Shabanin rëndojnë akuzat e keqtrajtimit të të miturit si dhe ajo e shpërdorimit të detyrës.
Ndërkohe ka nisur dhe një verifikim në lidhje me kopshtin privat që ajo administronte, pasi pas skandalit rezultoi të ishte i palicencuar.
KOHA JONË SONDAZH

