Burg “çunave të Londrës” që rikthehen ilegalisht në ishull pas shkeljes së urdhrit të dëbimit

Britania e Madhe po forcon masat ndaj shtetasve të huaj që rikthehen në mënyrë të paligjshme në vend duke shkelur urdhrat e dëbimit. Një nga rastet më të fundit është ai i 33-vjeçarit shqiptar J.D, i cili është arrestuar në Londër dhe ka dalë përpara gjykatës, pasi akuzohet se ka shkelur një urdhër dëbimi të lëshuar më 12 gusht 2022.

Sipas dokumenteve gjyqësore, shqiptari hyri sërish në Angli më 20 maj 2026, edhe pse ishte në dijeni se ndaj tij kishte një urdhër dëbimi në fuqi. Ai do të qëndrojë në burgun Pentonville gjatë vijimit të procedurave gjyqësore.

Mediat britanike kanë ngritur shqetësime për rikthimin e shtetasve shqiptarë të dëbuar, veçanërisht të personave me precedentë penalë. Daily Telegraph ka raportuar se disa prej tyre paguajnë shuma të mëdha parash për të hyrë përsëri ilegalisht në Britani dhe për të vijuar aktivitetet kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria mbetet gjithashtu një nga vendet me fluturime të rregullta dëbimi nga Britania e Madhe, për shtetas që kanë përfunduar dënimet ose që pranojnë të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në vendin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?