Burg i padrejtë, Shteti paguan 8.3 miliardë lekë dëmshpërblime

Vendimet e padrejta të gjykatave i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 830 milionë lekë. Ministria e Financave bën të ditur se kjo është shuma e planifikuar në buxhet për kompensimin e të burgosurve për 690 vendime të padrejta të dhënave nga sistemi gjyqësor.

Ligji “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” parashikon që duhet të kompensohen për burgimin e padrejtë, ose periudhën e arrestit në shtëpi, të vuajtur padrejtësisht, personat për të cilët prokuroria ka pushuar hetimet, personat për të cilët gjykata ka dhënë pafajësinë dhe ata për të cilët është vendosur pushimi i çështjes.

Sipas ligjit, për një ditë heqje lirie, në formën e paraburgimit, masa maksimale e kompensimit është 3000 lekë. Për një ditë heqje lirie, në formën e burgimit, masa maksimale e kompensimit është 2000 lekë.

Ndërsa, për arrestin në shtëpi, masa maksimale e kompensimit është 1000 lekë në ditë.

SHKARKO APP