Burg kush bllokon rrugët, Mustafaj: Rama po vepron si në 1991
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Besnik Mustafaj në një prononcim për “News 24” u shpreh se revolta popullore nuk mund të ndalet me ashpërsim të Kodit Penal.
Duke komentuar deklaratat e Ramës se do të ashpërsohet Kodi Penal për këdo që bllokon rrugët, Mustafaj tha se kryeministri po vepron si Ramiz Alia në vitin 1991, kur dënohej prekja e bustit të Enverit.
“Unë besoj se Shqipëria është një vend i lirë, ku mund të protestosh lirisht. Rama ka bërë deklarata të ç’ekuilibruara kohët e fundit, në lidhje me ndërhyrjet në Kod Penal për bllokim rrugësh.
Kjo tregon represionin e pushtetit të tij karshi qytetarëve. Rama po vepron si Ramiz Alia në vitin 1991, kur dënohej cenimi i bustit të Enver Hoxhës”, tha Mustafaj.
KOHA JONË SONDAZH

