Burg pa afat për dy vëllezërit që vranë Klodian Bekiaj për një vend parkimi në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “Burg pa afat” për dy vëllezërit, 18-vjeçarin Xhoi Tarja dhe 24-vjeçarin Xhanelo Tarja, të cilët  akuzohen si autorë të vrasjes me thikë të Klodian Bakiaj nga Tepelena.

Mbi të dy vëllezërit Tarja rëndon akuza  “Vrasje me dashje në bashkëpunim” , ndërsa në gjykatë dy të rinjtë me lot në sy kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur. Ndërsa sipas avokatit Edison Ademi, autori i ngjarjes ka qenë 18 vjeçari Xhoi Tarja.

Pas goditjeve me grushta që viktima i ka dhënë 18 vjeçarit, ky u fundit u largua për momentin për t’u rikthyer përsëri teksa grindja vazhdonte me vëllain tjetër Xhanelo Tarja. Xhoi ka goditur me thikë Bakiajn dhe i mori jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Genci Ahmeti, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë u mor si masë “Arrest me burg” me afat 1 muaj me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?