Burg për 37-vjeçarin që vrau babanë, flet në Gjykatë: Çfarë u bë, u bë
Aktualitet Kronikë E Diel, 28 Gusht 2022 09:45
Mëngjesin e kësaj të diele, Gjykata e Fierit Fier dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Mariglen Muhametaj.
Ai është autori i vrasjes së të atit, Qemal Muhametaj 73-vjeç, në fshatin Greshicë të Mallakastrës.
“Çfarë u bë, u bë”, ka thënë autori në sallën e gjyqit. Gjyqtarja Sonila Hoxha ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit Andi Pogaçe për “arrest me burg”, për konsumimin e veprës penale të vrasjes.