Burg për ”Luaneshën e Ballkanit”, shqiptarja që do të vdiste për ISIS-in

E cilësuar si ”Luanesha e Ballkanit”, shqiptarja me iniciale B.T u arrestua në nëntor 2021, pasi akuzohej për vepra terroriste. Sot është dënuar me 4 vite burg nga togat e zeza të Gjykatës së Apelit në Milano. Kur Tafallari u arrestua se ajo ishte anëtare në shoqatën terroriste “Luanët e Ballkanit”.

Ajo ishte martuar me shtetasin me iniciale P.V (21 vjeç), një ushtar i ISIS, po ashtu kosovar me banim në Gjermani. Burri me të cilin kishte krijuar lidhje së fundmi betohej për xhihadin dhe kishte kontakt me bombarduesin e Vjenës, sulmi terrorist i të cilit la pas 4 të vdekur dhe 23 të plagosur.

E radikalizuar që minorene, B.T e cila kishte jetuar më parë në Itali kur u arrestua në Padova, tha se ishte kthyer në Milano nga vëllai i saj për të rinovuar kartën e identitetit dhe për t’iu nënshtruar vaksinimit anticovid.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?