Burg për tre të rinjtë që vranë mizorisht Dritën. 26-vjeçari: Nuk kam lidhje

”Arrest me burg” është masa e arrestit për tre autorët e vrasjes së Drita Saliajt në Gjerbes, Mallakastër. Dy minorenët e kanë pranuar krimin, ndërsa 26-vjeçari Ervis Zotaj e ka mohuar duke thënë se nuk ka qenë i pranishëm. Akuza përfaqësohej nga prokurori Hysen Ajasllari, ndërsa trupi gjykues drejtohej nga gjyqtarja Olkida Licaj. Ervis Zotaj mbrohej nga avokati Erlis Nakollari, Luis Saliaj nga Besnik Gega, ndërsa Sindi Shehu nga Genti Hema.

”Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen”, është shprehur Zotaj para gjykatësve, kurse Luis Saliaj është shprehur se ka qenë në dijeni të vrasjes së Drita Saliajt, por se nuk kishte gisht në të. ”Kam qenë jashtë kur ndodhi vrasja e Dritës”. Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj kanë bërë deklarata kontradiktore para gjykatësve, gjë e cila duket se do të rëndojë gjendjen e tyre. Tre të rinjtë janë përfaqësua nga avokatë të caktuar nga gjykata pasi janë braktisur nga familja.

Drita Saliaj u sulmua në shtëpinë e saj nga tre persona që kishin shkuar për të vjedhur. Luis Saliaj 16 vjeç, Sindi Shehaj po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26-vjeç, pasi hasën në rezistencën e zonjës së shtëpisë e goditën atë dhe më pas trupin e hodhën në rezervuarin e fshatit. Ngjarja ndodhi më 5 janar ndërsa trupi i lidhur i gruas u zbulua në rezervuar dy ditë më pas.

SHKARKO APP