Burg përjetë për Sokol Mjacajn

Burg përjetë për Sokol Mjacajn.

Ky ishte vendimi i marrë kete te marte nga Gjykata e Apelit në Shkodër, për te riun qe vrau dy turistë çek në dukagjin, në korrik të vitit 2015.

Trupi gjykues, nuk pranoi asnjë nga pretendimet e Mjacaj, duke lene ne fuqi vendimin e shkalles se pare per ta lënë ne qeli përjetë.

Pas rrëzimit të kërkesës, avokatja Elvira Jakova u shpreh se do t’i drejtohet edhe Gjykatës së Strasburgut, për të kërkuar nje dënim me te lehte.

Mikael Svatos dhe Ana Kosinova u ekzekutuan me armë nga Sokol Mjacaj teksa ky i fundit tentoi t’i grabiste ata ne makinën e tyre.

SHKARKO APP