Burimi gjigant i gazit në Mesdhe, dhe përfitimi i Shqipërisë

Një zbulim i tille pritej, por tashmë është edhe i zyrtarizuar. Gjigantët e energjisë, Italiania ENI dhe francezja Total kanë deklaruar se kanë zbuluar një burim të madh gazi, në thellësitë e Mesdheut.

Sipas kompanive, i cili ndodhet rreth 160 kilometra larg nga brigjeve të Qipros, ka një kapacitet shumë të madh. Sasia e zbuluar deri më tani, 70 miliarda metër kub, përfaqëson afërisht konsumin italian në një vit, por ekspertët thonë se kjo është vetëm sasia fillestare, i një territori ku kufijtë ende nuk janë përcaktuar mirë.

Po në të njëjtën zonë, midis Qipros, Turqisë dhe Izraelit është pikasur një tjetër burim gjigant, edhe më i madh se ky i fundit, i quajtur Leviathan, si përbindëshi biblik. Ose si burimi Zohr, në afërsi të Egjiptit, që dëshmon se Mesdheu mund të jetë në perspektivë shpëtimi i Europës nga varësia ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për shembull për projektin e gazsjellësit East Med, që projektohet të përçojë për 2 mijë kilometra gazin e kësaj zone deri në Pulia të Italisë, duke iu bashkuar gazsjellësit TAP që kalon tashmë edhe në territorin tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?