Burokracitë/ Reforma e derregullimit, preket peshkimi dhe bujqësia

Së shpejti Ministria e Bujqësisë finalizon fazën e dytë të reformës së derregullimit e cila synon minimizimin e dokumenteve të kërkuara dhe reduktimin e burokracive.  Përmbyllja, kjo fazë do të sjellë një sërë lehtësirash proceduriale, gjë që do të reflektohet në mënyrë direkte në sektorët përkatës të bujqësisë, zhvillimit rural, peshkimit dhe agropërpunimit, sektorë të cilët  janë pjesë e një reforme ristrukturimi.

Për ngritjen dhe forcimin e sektorëve, të cilët paraqesin potencial të madh si ekonomik por edhe njerëzor, siç është peshkimi është vendosur që me përfundimin e fazës së dytë, lejet e peshkimit të kalojnë në afat nga 5 vjeçar në 20 vjeçar. Ky lehtësim do t’i hapë dritën jeshile dhe për industri të tjera dhe sektorë të tjerë si turizmi etj. Lehtësira të tjera parashikohen dhe për procedura si të tjera si: për “Regjistrimin e Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB)”, ku koha do të reduktohet nga 180 ditë në 60.

Për “Ambalazhimin Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB)”, afati do të jetë nga 15 në 10 ditë. Për “Tregtimin me shumicë të barnave për kafshë”, afati kohor bëhet nga 15 në 10 ditë. Dhe për “Prodhimin e Barnave për kafshë”, koha e kërkuar nga 30 ditë bëhet në 20 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më përfundimin e fazës së dytë dhe tre licenca të cilat ofroheshin nga Ministria e Bujqësisë, si licenca për: “Prodhim dhe/ose tregtimi i farave dhe fidanëve”, “Ndërzimi natyror i kontrolluar (stacionet e ndërzimit natyror)” dhe “Prodhimi primar me shumicë”do të eliminohen, duke mos qenë më pjesë e dokumentacionit të kërkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faza e parë e reformës së derregullimit e cila përfundoi në Dhjetor 2017, solli reduktimin e shërbimeve të ofruara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në masën 63%.  Numri i shërbimeve u ul në 22, dhe numri i dokumenteve të kërkuara nga 108 shkoi në 40.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?