Burra të dhunshëm/ Arrestime në Fier, njëri kërcënoi dhe djalin e tij 13 vjeçar

Dy persona të moshës 40 dhe 44 vjeç janë vënë në pranga pasi kanë kanosur dhe dhunuar bashkëshortet e tyrë, ndërsa njëri prej tyre ishte në proces divorci. ~

Kallëzimet u bënë nga bashkëshoretet e tyre, ndërsa blutë e Fierit bëjnë me dije se një fëmijë 13 vjeç është kërcënuar me jetë nga vetë babai i tij.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

•A. Th., 40 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka përndjekur bashkëshorten e tij, shtetasen B. TH., 40 vjeçe, banuese në Fier (të cilët janë në proces divorci) si edhe ka kërcënuar djalin e tyre të mitur 13 vjeç.

•I. M., 44 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në prani të fëmijëve të tyre të mitur ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. M., 30 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Përndjekja”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?