Burri dhunon brutalisht bashkëshorten në Maliq, e ndihmon dhe i ati

Një 28-vjeçare është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti i saj, në ambientet e shtëpisë e tyre në qytetin e Maliqit.

Sipas informacioneve, çifti kishte pasur një debat verbal dhe më pas bashkëshorti, shtetasi me iniciale E.Z. ka goditur me grushte bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Në konflikt, i cili dyshohet të jetë për motive xhelozie, është përfshirë edhe vjehrri i të resë, i cili bashkë me të birin ka ushtruar dhunë ndaj 28-vjeçares.

Fqinjët kanë dëgjuar të bërtiturat e te resë dhe kanë njoftuar policinë e Maliqit, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka vënë në pranga bashkëshortin 31-vjeçar, i skeduar nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, dhe ka proceduar në gjendje të lirë babanë e tij.

SHKARKO APP