Burri ekzekuton me armë gjahu bashkëshorten, flet e afërmja: Nuk kishim dëgjuar për konflikte
Shkodra është tronditur mesditën e kësaj të enjteje nga një krim në familje. 62-vjeçari Shqefen Ziçi ka vrarë me çifte bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, në derën e shtëpisë.
Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa autori është vënë në pranga. Mësohet se kur blutë e Shkodrës kanë shkuar për ta arrestuar, nuk ka bërë rezistencë. Arma e krimit është sekuestruar.
Një nga të afërmet e familjes, Zoj Nika tha se mes çiftit s’ka pasur konflikte të mëparshme dhe ishin njerëz të mirë pa probleme.
”Ka qenë i mirë i ndershëm, edhe gruaja. Nuk ua di askush një fjalë të keqe. Na vjen shumë keq për këtë familje, fati i zi. E kam kushëri. Të shkretët fëmijët. Kam qenë shpesh te ta dhe nuk kanë pasur debate”, tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

