Burri humb në kazino 600 mijë lekë e ikën nga shtëpia, gruaja e kërkon me polici

 

Ndodh edhe kështu. Gruaja denoncon në polici se burri i ka ikur nga shtëpia, policia vihet në lëvizje për të gjetur burrin e zhdukur, por kthehet duarbosh, sepse pasi e gjen, ai nuk do të kthehet në shtëpi.

Eshtë historia e regjistruar dje në komisariatin e Tiranës kur shtetasja R.Gj 27 vjeç u ka thënë oficerëve të policisë se bashkëshorti me inicialet B.Gj, po 27 vjeç është larguar nga shtëpia. Menjëherë policia vihet në lëvizje dhe e gjen bashkëshortin e gruas në qytetin e Durrësit. Para oficerëve të policisë ai ka deklaruar se është larguar nga banesa me dëshirë, sepse kishte humbur në kazino plot 600 mijë lekë të vjetra njofton newsbomb

Por kjo do të thotë se për të telashet nuk marrin fund. Pas denoncimit të bashkëshortes, ai duhet të përballet edhe me ligjin. Policia njofton se materialet për këtë rast i kaluan prokurorisë së Tiranës për të vlerësuar se çdo të bëjë me këtë rast.

SHKARKO APP