Burri i thyen këmbën gruas dhe nuk e çon në spital. Debati për një gotë vaji

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. 55-vjeçarja Diana Mulla është dhunuar nga bashkëshorti i saj, Fatos Mulla, i cili e ka hedhur nga shkallët e shtëpisë private, duke i shkaktuar thyerje të këmbës së djathtë.

Bashkëshorti mësohet se e ka mbajtur në banesë me këmbën e thyer deri ditën e djeshme. ”Euronews Albania”, shkruan se 55-vjeçarja ka rrëfyer përballë mjekëve dhunën e ushtruar ndaj saj.

Ajo raportohet se vuan nga probleme shëndetëasore, pasi ka pësuar paralizë më herët, por vuan edhe nga zemra. Ajo tregoi se bashkëshorti e dhunonte prej kohësh, ndërsa nuk ka guxuar ta denoncoje për shkak të frikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Denoncimi u bë në polici këtë të enjte nga ana 55-vjeçares, ndërsa bashkëshorti Fatos Mulla u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij dhe për tu përballur me veprën penale që do të përcaktohet nga prokurori i gatshëm. Shkak për shtyrjen është një motiv banal, një gotë vaji siç thuhet nga ana e të dhunuarës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?