FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bursa studimi, Veliaj takon dy fëmijët e Ziver Veizit të vrarë në protestën e 21 Janarit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka takuar fëmijët e Ziver Veizit, një prej katër protestuesve të vrarë në protestën paqësore të Partisë Socialiste para kryeministrisë në 21 janar 2011.

Ka qenë Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, e cila ka postuar një foto në rrjetet sociale së bashku me Anën dhe Klajdin, dy të rinj plot kurajo dhe studentë të shkëlqyer të cilët gjatë kësaj kohe kanë përfituar bursë studimi nga ana e Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të ndjekin ëndrrat e tyre.

“Me dy të rinj plot kurajo që humbja e babait nuk i përuli. Ana dhe Klajdi Veizi, studente të shkëlqyer dhe qytetarë të devotshëm të Tiranës tonë tani. E lumtur që @Bashkia Tirane ka ndihmuar me bursat e studimit, suksese për këtë vit akademik, jemi krenare per ju!”, shkruan nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?