Bursat, ja kategoritë e nxënësve dhe studentëve që përfitojnë
Qeveria ka publikuar tabelat se sa bursa do të jepen për nxënësit dhe studentët.
Sipas vendimit të qeverisë, nxënësit që ndjekin studimet në Institucionet Arsimore Publike të Arsimit Parauniversitar, mund të përfitojnë bursë nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Mirëqënies Sociale.
Nxënësit që ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë, përfitojnë bursë brenda kuotave dhe kritereve.
Njësitë baze të qeverisjes vendore, bazuar në planin e përcaktuar për to, me vendim të këshillit bashkiak miratojnë dhënien e bursave sipas kritereve të përcaktuara. Për kushte ekonomike të barabarta në trajtimin me bursë, prioritet kanë nxënëset vajza.
Bursat e nxënësve për vitin e dytë e lart rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit nga këshilli i bashkisë, sipas vendodhjes territoriale dhe administrative të shkollave profesionale apo konvikteve ku janë vendosur nxënësit, përfitues të bursës/kuotës ushqimore.
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për hyrjet e reja në vitin e parë në sistemin arsimor publik që ndjekin shkollat profesionale, për të gjitha kategoritë e parashikuara për vitin e ri arsimor 2016-2017 jep 2100 bursa.
MAS per të gjitha kategoritë e nxënësve që ndjekin arsimin parauniversitar, pa u përfshirë nxënësnit e shkollave profesionale, jep 800 bursa.
Ndërkohë që afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave nga njësitë bazë të qeverisjes vendore për të gjitha kategoritë e shkollave është data 15 mars 2017. Bursat jepen në formës e kuotës ushqimore apo financiare në llogari bankare.
KOHA JONË SONDAZH

