Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bursë për nxënësit që humbën familjarët nga tërmeti, emërohet drejtori i ri i Cirkut – Vendimet e qeverisë

Aktualitet E martë, 24 Dhjetor 2019 22:30
Bursë për nxënësit që humbën familjarët nga tërmeti, emërohet drejtori i ri i Cirkut – Vendimet e qeverisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria në mbledhjen e sotme që është e fundit për këtë vit ka marrë disa vendime të rëndësishme. Përpos vendimeve për shpërblimet për pensionistët dhe draftit për amnistinë janë miratuar edhe disa të tjera. Premtimi i bërë pak javë më parë tashmë është bërë realitet për nxënësit që ndjekin arsimin parauniversitar dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike, që humbën anëtarë të familjes si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, pasi do të përfitojnë bursë në masën 15 000 lekë në muaj.

Ndërkohë që është miratuar edhe një rishpërndarje fondesh, Ministrisë së Ekonomisë i janë hequr 300 mln lekë duke i kaluar Ministrisë së Shëndetësisë. Këshilli i Ministrave gjithashtu ka miratuar emërimin e drejtorit të ri të Cirkut Kombëtar. Ai do të jetë Ilirjan Gjini, që zë vendin e Saimir Çilit. Një tjetër vendim i marrë sot ka qenë edhe zgjatja e ditëve të pushimit për administratën. Përveç datës 1 dhe 2 janar shtohet si ditë pushimi edhe data 3 Janar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qeveria zgjat ditët e pushimit për administratën për Vitin e Ri

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave  vendosi që datën 3 janar 2020, që i bie ditë e premte ta shpallë pushim për administratën publike. Pra përveç datës 1 dhe 2 janar shtohet edhe një tjetër ditë pushimi. Kjo do të thotë që pushimet për Vitin e Ri për të gjithë punonjësit e administratës publike të nisin nga 31 dhjetori dhe të vazhdojnë deri më 6 janar. Dita e premte që do të bëhet pushim do të zëvendësohet nga ditët e pushimit brenda muajit janar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

V E N D O S I:
1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 6 orësh

Nxënësit që humbën familjarët nga tërmeti bursë 15 mijë lekë në muaj

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar edhe një tjetër vendim për të prekurit nga tërmeti. Sipas vendimit, nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike, anëtarë të familjes së personave që kanë humbur jetën ose janë shpallur të zhdukur në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019 përfitojnë bursë në masën 15 000 lekë në muaj.

I hiqen 300 mln lekë Ekonomisë dhe i kalojnë Shëndetësisë

Qeveria ka miratuar një rishpërndarje fondesh nga buxheti i vitit 2019 ndërmjet ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i hiqet fondi 300 milionë lekë dhe i kalohet ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

V E N D O S I:
1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2019 të bëhet rishpërndarja e fondeve, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si më poshtë vijon:

a) Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë t’i pakësohet fondi prej 300 000 000 (treqind milionë) lekësh në programin buxhetor “Sigurimi shoqëror”, të buxhetit të shtetit, për shpenzime korrente, në artikullin 604, “Transfertë nga buxheti i shtetit në buxhetin Institutit të Sigurimeve Shoqërore”;

b) Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale t’i shtohet fondi prej 300 000 000 (treqind milionë) lekësh në programin buxhetor “Përkujdesi social”, për shpenzime korrente, në artikullin 606, “Transfertë për buxhetet familjare dhe individët”.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

Zgjatet afati/ AKSHI-i te ‘Godina e Inovacionit’ deri më 31 dhjetor 2021

‘Godina e Inovacionit’ që  i ka kaluar qeverisë në 2017 do të jetë në funksion të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) deri në 31 Dhjetor të vitit 2021. Sipas vendimit të 2017, ‘Godina e Inovacionit’ do të ishte në funksion të AKSH-it deri në fund të këtij viti, por tashmë është zgjatur me dy vite, deri në 31 Dhjetor të 2021. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave.

Vendimi i plotë
Një ndryshim në vendimin nr.607, datë 27.10.2017, të këshillit të ministrave, “për kalimin e mjediseve të ndërtesës “godina e inovacionit” në përgjegjësi administrimi të agjencisë kombëtare të shoqërisë së informacionit (akshi)”, të ndryshuar.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Në pikën 3, të vendimit nr.607, datë 27.10.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “… deri më 31 dhjetor 2019…” zëvendësohen me “… deri më 31 dhjetor 2021 …”.

2. Ngarkohen Kryeministria, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare

Etiketat e lidhura

qeveriseVendimet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.