Bushat, Banorët: Debia e paguar nuk reflektohet në sistem (VIDEO)

 

Problemet me energjinë elektrike vijojnë të jenë prezentë në Bushat të Shkodrës. Sipas banorëve ndonëse shumë prej tyre kanë shlyer debinë. Sërish u del në sistem, ndërkohë që ankohen për mosfaturim të rregullt të energjisë së harxhuar prej punonjësve të OSHEE.
Banorët e njësisë administrative të Bushatit ngrenë shqetësimin për situatën e krijuar në këtë zonë me energjinë elektrike. Ata thonë se ndonëse kanë paguar debinë në sportelet e OSHEE, sërish rezultojnë në sistem debitorë.
Banori: “Kanë paguar dhe nuk kanë figuruar atje të paguara. Një tjetër problem është se nuk është vënë dorë tash 50 vjet në telat këtu”.
Një tjetër problematikë sipas banorëve të Bushatit është krijuar edhe me faturuesit, të cilët nuk vijnë rregullisht të konstatojnë energjinë e harxhuar.
Banori: “Në muajin maj vjen fatura e ngarkuar me kw të pasqyruar te ky 29.500 i paguar afrofe dhe nuk figuron që të ulet në muajin pasardhës.”
Banori: “Thotë ke 30 mijë lekë. Po çfarë është kjo 30 mijë lekë? Thotë duhet paguar se është energjia e pamatur. Po mirë, ai është sahat nuk është afrofe, me qenë afrofe e paguaj unë”.
Të kontaktuar, përfaqësues të OSHEE thonë se do të verifikojnë shqetësimet e banorëve.

SHKARKO APP