Bushati i gatshëm për të ndihmuar Greqinë të rrethuar nga flakët
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, shpreh keqardhjen për fatkeqësinë natyrore me të cilën po përballet fqinji ynë jugor, Greqia.
Në një postim në twitter, Bushati shkruan se “në këtë kohë të vështirë, ne qëndrojmë pranë fqinjit tonë të mirë Greqisë dhe i shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve të viktimave, ndërsa shpresojmë për një shërim të shpejtë për ata që janë prekur”
Greqia mund të mbështetet tek ne për ndihmë dhe përkrahje në forma të ndryshme, thotë Bushati.
Ndërkohë ka konfuzion lidhur me bilancin e viktimave. Zyrtarisht flitet për 50 të vdekur dhe 156 të plagosur.
Por kryebashkiaku i Rafina-Pikermi, Vangelis Burnou, njoftoi edhe për 10 trupa të tjerëtë pajetë të gjetur gjatë ditës së sotme, duke e çuar kështu në 60 numrin e të vdekurve.
“Katër kufoma u gjetën në makina, katër në shtëpi dhe dy në një kodër të zonës” tha ai.
16 fëmijë janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetën.