Bushati merr dhuratë fanellën e Messi-t, por flamuri shqiptar duket prodhim kinez

 

Ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ka zhvilluar një vizitë në Argjentinën e largët, ku është takuar me disa përfaqësues të lartë të këtij vendi të Amerikës Latine si dhe ka takuar diasporën tonë në Buonos Ajres.

Gjatë takimit me Presidentin e Senatit në Argjentinë ai ka marrë dhuratë bluzën e kombëtares së këtij vendi me numrin 10 që e mban Leo Mesi.

Në foto që vetë Bushati e ka postuar në faqen e tij në Twitter në sfond është edhe flamuri ynë kombëtar, por duket që nuk është origjina por është prodhim kinez.

Flamuri kuqezi nuk është në formën e rregullt, të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave ku këmbët dhe kthetrat janë të fryra dhe jo të holla si ato në flamurin zyrtar.

Pak jave më parë Bushati bëri një tjetër gafë  protokollare kur thirri në një takim me vendet arabe edhe Izraelin.

SHKARKO APP