Bushati në Argjentinë, në 15 vjet s’ka shkuar asnjë kryediplomat

 

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Argjentinë.

"Kjo vizitë e cila vjen pas 15 vitesh që nga vizita e fundit e një ministri të Jashtëm shqiptar në këtë vend me lidhje të forta historike, – thekson Bushati, – shërben si një shtysë për ripërtëritjen e marrëdhënieve dypalëshe".

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve të evidentuara në organizatat ndërkombëtare duhet të reflektohet dhe në fusha të tjera e sidomos në bashkëpunimin ekonomiko-tregëtar. Mes dy vendve ka një potencial të lartë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ekziston vullneti për të shfrytëzuar maksimalisht atë”, deklaron gjithashtu ministri. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuadër të kësaj vizite, Bushati pati takime me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Kulteve, Hector Marcos Timerman, Zv.presidentin e vendit dhe Presidentin e Senatit, Amado Boudou, me kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Argjentines, Guillermo Carmona si dhe me diasporën shqiptare.

“Pata mundësinë e mirë për të diskutuar me autoritet e larta të këtij vendi për disa sfida dhe veçori të perbashkëta që nxisin një bashkepunim më të mirë mes dy rajoneve dhe vendeve tona”, deklaron gjithashtu Bushati. 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?