Bushati “përplaset” me Dumën: Hera e parë kur PD u bë me Amerikën ishte kur i nguli thikën Berishës

Analisti Andi Bushati thotë se PD-ja nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me ambasadën e SHBA, ndërsa shtoi se këto dy forca u bënë bashkë vetëm për t’i ngulur thikën Sali Berishës, për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD-së. Por nënkryetarja e PD, Grida Duma tha se me Amerikën nuk kanë marrëdhënie patronazhiste.

Pjesë nga debati

Bushati: Ju i dhuruat deputetin tuaj kundërshtarit, Ja hodhët kufomën e Saliut Edi Ramës nën këmbë.

Duma: Nëse do ishte kështu nuk do ishte pezullim.

Bushati: Për të ruajtur karriget tuaja i dorëzuat Berishën Edi Ramës. Mirë e bëtë se sic e the ti unë nuk kam ndonjë afeksion për Sali Berishën.

Duma: Ne kemi ambasadën amerikane me vete.

Bushati: Ambasada e SHBA është tallur me PD dhe po e trajton si të gjithë partitë e kapura në këtë vend. Poshtë servilët e ambasadave.

Duma: Nuk jemi servilë të ambasadave. Jemi në raport me partnerin më të madh të ambasadave.

Bushati: PD me Amerikën ka qenë vetëm një herë, për të përjashtuar dhe për t’i ngulur thikën Berishën. Amerika i ka rënë me cangë në kokë PD-së.

SHKARKO APP