Bushati përplaset me Ndrecën: Kryemaskarai po nënshtron maskarenjtë e tjerë

Juristi Plarent Ndreca thotë se hetimet e SPAK për llir Metën nuk nisën se e kërkoi Edi Rama, por pas një kallëzim të bërë një ish-kandidat i opozitës. Në emisionin ”Now”, Ndreca u përplas me analistin Andi Bushati, i cili tha se Rama po i përdor institucionet që nga SPAK tek Autoriteti i Dosjeve për qëllime politike.

“Jemi në kushtet që kryemaskarai po nënshtron maskarenjtë e tjerë”, tha Bushati.

Sipas Ndrecës, gjithë diskutimi që bëhet nëse duhet hetuar apo jo Ilir Meta është një përpjekje për të relativizuar atë që ka ndodhur, qoftë edhe 30 vjet më parë, të cilën siç tha shqiptarët kanë të drejtë ta dinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo të vërtetë që ka ndodhur edhe para 30 vjetësh shqiptarët duhet ta dinë. Sa herë që fillon hetimet për një pjesëtar të opozitës thuhet e ka bërë mazhoranca”, tha Ndrecaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?