Bushati: Policia ka qenë gjithmonë politike, por tani bën edhe propagandën e Rilindjes

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për policinë e shtetit dhe shërbimin e saj nga mahorancës. Bushati tha se në Shqipëri, në cdo qeverisje policia ka qenë politike, por tashme Rilindja i ka shtuar edhe një funksion tjetër, atë të propagandës.

“Në kohë të socialistëve të parë, mbaj mend se policia hynte në tender dhe e mbante 20 orë njeriun, pastaj e lëshonte. Po ashtu edhe policia e 21 Janarit, ishte një polici politike. Diferenca që shoh tek policia sot, është se përvec se kryen funksionet e policisë politike, kryen edhe funksionet e propagandës.

Rasti më tipik, dy manifestime të PD-së përpara kryeministrisë, ishin disa tipa mbi selinë e PD-së që gjuanin me gurë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kohë reale, ata filmoheshin nga snajperat e policisë dhe i çoheshin filmimet televizioneve, për të diskretituar protestuesit. Pra, ata ishin atje për sigurinë e qytetarëve dhe po përdoreshin për ti mbushur mendjen njerëzve, shiko ca opozite kemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi patur gjithmonë një polici politike, por që tani po degradon. Rilindja i ka shtuar punën e propagandës dhe që i bëri ushtri kanabisi dhe policët korrnin kanabis”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?