Bushati prezanton pr/buxhetin e 2019 dhe prioritetet e diplomacisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, prezantoi sot para Komisionit për Politikat e Jashtme, projekt-buxhetin e vitit 2019.

Gjatë fjalës së tij, ministri Bushati renditi disa nga prioritetet që ministria synon të realizojë përgjatë vitit 2019 si, vijimi i procesit “screening”, marrëveshja e stabilizim – asociimit, puna bashkërenduese për procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim, koordinimi i asistencës që jep BE, aktivitetet kryesore politike etj.

Sipas Ministrit, buxheti synon pikërisht realizimin e disa prioriteteve që Ministria ka ndërmarrë për vitin 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Bushati cilësoi si prioritet diplomacinë ekonomike dhe punën që ministria bën me diasporën. Sipas tij, një tjetër prioritet i është kushtuar edhe çështjeve të sigurisë, marrëdhënieve me fqinjët dhe shqiptarëve në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrja e presidencës së OSBE-së në vitin 2020, kërkon një fond akoma më të madh, për të realizuar të gjitha detyrimet që kërkon drejtimi i OSBE-së.

BushatiPrioriteti i tretë ka lidhje me çështjet e sigurisë, me marrëdhëniet me fqinjët dhe shqiptarët në rajon. Fakti që ka një rritje më të ndjeshme këtë vit nga vitet e tjera, buxheti ka të bëjë më objektivin tonë për të marrë drejtimin e OSBE në vitin 2020 dhe në rast se një gjë e tillë do të rezultojë e suksesshme që në vitin 2019, për Shqipërinë do të lindin disa detyrime për shkak të hyrjes së vendit tonë në Trojkën e OSBE-së dhe kjo është arsyeja që pse në 2019-ën, në buxhetin e shtetit është parashikuar një fond specifik për aktivitetet që do të ndërmarrë Shqipëria gjatë vitit 2019.

Sipas Ministrit, brenda këtyre prioriteteve reflektohet edhe mbështetja financiare e vijimit të fushatës për një vend jo-permanent në Këshillin e Sigurimit për vitet, 2022-2013. Buxheti i vitit 2019, sipas ministrit Bushati, duhet të shërbejë si një kontribut i mëtejshëm për ta stabilizuar Shërbimin e Jashtëm dhe për ta sjellë në parametrat normalë, si vendet e tjera të rajonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?