Bushati: Rama është “padrino”, pushteti në Shqipëri funksionon si piramidë e një bande kriminale

Analisti Andi Bushati komenton mënyrën e funksionimit të pushtetit dhe marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe disa prej figurave të rëndësishme të qeverisjes së tij. Ai e ka përshkruar Ramën si “padrino” të një strukture që, sipas tij, funksionon si një piramidë kriminale.

Peka: Janë dyshe apo janë treshe?

Bushati: Treshe nuk mund të them, pavarësisht se ka patjetër, kanë bashkëpunuar për punë shumë të zeza. Por, struktura e pushtetit në Shqipëri është si një piramidë e një bande kriminale. Rama i përdor, por Rama s’është ortak me asnjërin. Pra, Rama është padrino, që mund të ketë deal-e të përkohshme me Belindën, me Saimir Tahirin, me Erion Veliajn, me të tjerë, por nuk është ortaku i tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është struktura, kështu që unë për këtë nuk kam dyshim që janë dyshe apo, apo treshe. Por problemi është që kur e njëjta skemë vërtetohet me prova, te kanabisi dhe te Saimir Tahiri, te modeli i 5D-së dhe vjedhja e zgjedhjeve në Tiranë, te tenderat e Belinda Ballukut, te tenderat e AKSHI-t, te Gysi dhe te Vlora, kjo tregon që kjo nuk është më një rastësi, por është pikërisht funksionimi i shtetit si një bandë mafioze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?