Bushati: Shqipëri-Kosovë, konsullatë të përbashkët dhe në Bari

Konsullata e Shqipërisë në Bari do të jetë në shërbim edhe të qytetarëve të Kosovës. Ky është lajmërimi që vjen nëpërmjet Facebook-ut nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Partneriteti strategjik Shqipëri-Kosovë thellohet dita ditës përmes veprimeve konkrete në zbatim të planit afat-mesëm të dakordësuar me kolegun e mikun tim Enver Hoxhaj. Faleminderit autoriteteve italiane për disponibilitetin e dëshmuar”, shkruan Bushati.

“Po vijojmë punën për të konkretizuar së shpejti Konsullatën e Përbashkët në Mynih, Gjermani!”, shtoi ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?