Bushati: Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, sulm ndaj demokracisë

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ka dënuar sot sulmin ndaj godinës së Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social twitter, Bushati shprehet se sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, sulm kundër demokracisë, stabilitetit, institucioneve legjitime & rrugës europiane!”.

Kreu i diplomacisë shqiptare kërkon gjithashtu nga autoritetet të gjejnë dhe vënë para drejtësisë autorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërtesa e parlamentit u godit të enjten në mbrëmje me një mjet shpërthyes që la pas vetes dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia edhe më tej nuk ka dhënë hollësi rreth këtij sulmi dhe as për autorët apo motivet e mundshme të tij, por tha se dyshohet që dy persona kanë qëlluar ndërtesën me mortajë dore dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë që më pas është gjetur e djegur.

Policia ka gjetur “një mjet për hedhjen e predhave dhe shishe me benzinë”, në vendin e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?