Buxheti 2024, Banka e Shqipërisë: Skema e pensioneve po kërcënon qëndrueshmërinë ekonomike të vendit

Qëndrueshmëria ekonomike e Shqipërisë kërcënohet nga skema e pensioneve. Shqetësimin e ngriti Guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Në cilësinë e të ftuarit për dhënie mendimi, guvernatori Sejko kërkoi që tavani i cili nuk lejon tejkalimin e shpenzimeve për kontratat koncesionare mbi nivelin 5 për qind të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës të mos jetë vetëm vjetor, por afatgjatë.

Në linjë me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Banka e Shqipërisë kërkon heqjen e disa prej lehtësive fiskale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato mund të qëndrojnë në sektorin bujqësor, por ne mendojmë se në përgjithësi lehtësitë fiskle duhet të orientohen nga eficenca dhe jo politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një opinion të përgjithshëm Banka e Shqipërisë vlerësoi se projektbuxheti dhe paketa fiskale që shoqëron të për vitin e ardhshëm, iu përgjigjen sidave që individët, bizneset dhe vendi po kalojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?