Buxheti 2025 në Kuvend, Basha zhduket. Nuk do të flasë
Ish-kreu i PD, Lulzim Basha është një ndër të paktët deputetë që nuk do të marrë pjesë në diskutimet për buxhetin për vitin 2025.
112 deputetë dhe 16 ministra janë regjistruar për të diskutuar për buxhetin në seancën maratonë që do të zgjasë dy ditë, por Lulzim Basha i cili drejtoi PD për 8 vite ka vendosur të mos flasë për këtë ligj.
Basha që drejton demokratët euroatlantikë ka marrë pjesë në Parlament vetëm njëherë në këtë sesion por edhe në atë mbledhje të parlamentit ka qëndruar për pak minuta dhe nuk ka folur. Edhe deputetja demokrate Oriola Pampuri e cila mbështet Bashën nuk do të flasë për buxhetin.
Mes deputetëve që nuk kanë regjistruar emrin për të folur për buxhetin është edhe Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e LSI e cila po hetohet nga SPAK për korrupsion e cila nesër ka seancën në gjykatën e apelit për masën e sigurisë detyrim paraqitje që shkalla e parë ka vendosur ndaj saj.
Ish-deputetët e PD-së Agron Shehaj dhe Enkelejd Alibeaj që kanë krijuar parti, kanë vendosur të flasin në Parlament për buxhetin.