FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Buxheti 2026, rritje pagash dhe fonde shtesë për shëndetësinë, Rama: Prioritet pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rritja ekonomike përtej pritshmërive ka krijuar hapësirë për një paketë të re masash mbështetëse për qytetarët, të miratuara përmes Aktit Normativ të buxhetit 2026.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rritja ekonomike përtej pritshmërive ka krijuar hapësirë për një paketë të re masash mbështetëse për qytetarët, të miratuara përmes Aktit Normativ të buxhetit 2026.

Në podkastin “Flasim”, ai bëri të ditur se paketa përfshin një bonus për pensionistët, fonde shtesë për trajtimin dhe medikamentet e pacientëve me sëmundje onkologjike, si edhe rritje pagash për mjekët e urgjencës. Po ashtu, sipas tij, është parashikuar edhe dyfishimi i mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe për fëmijët me nevoja të veçanta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama theksoi se të ardhurat shtesë të krijuara nga rritja e çmimit të naftës gjatë periudhave të krizës nuk janë përfshirë në buxhetin e shtetit, por janë shpërndarë drejtpërdrejt si bonus për pensionistët, duke i konsideruar ata si kategori prioritare për mbështetje sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u ndal edhe te programi i masave të mëparshme, duke kujtuar se bonusi për pensionistët u realizua në vijimësi të rritjes ekonomike dhe se, sipas tij, çdo tepricë e krijuar në buxhet është orientuar drejt shtresave në nevojë. Kryeministri përmendi gjithashtu edhe rritjen e fondeve për shëndetësinë, veçanërisht për pacientët me kancer, për të cilët janë vënë në dispozicion miliona euro shtesë për medikamente.

Në fjalën e tij, Rama veçoi edhe rritjen e pagave për mjekët e urgjencës, duke i cilësuar ata si “heronj të vërtetë”, si dhe masat për dyfishimin e mbështetjes financiare për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me nevoja të veçanta. Ai shtoi se është forcuar gjithashtu mbështetja për kujdestarët e këtyre kategorive dhe janë parashikuar ndërhyrje edhe në zhvillimin rural dhe urban.

Në përfundim, Kryeministri u shpreh se këto vendime nuk kanë marrë vëmendjen e duhur në opinion publik, sipas tij për shkak të fokusit të debatit mediatik dhe politik, ndërsa shtoi se institucionet po ndjekin me vëmendje zhvillimet sociale dhe protestat, të cilat i ndau në dy kategori: qytetarë me shqetësime reale dhe grupe të organizuara që, sipas tij, nxisin tensione dhe dhunë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?