Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes/ 103 mln € për anije luftarake, dronët marrin 14.2 mln €

Shqipëria planifikon që mes viteve 2028-2030 të investojë 10 miliardë lekë, ose rreth 103 milionë euro për blerjen e një anije patrulluese luftarake. Planifikimi është që 20% e vlerës, 2 miliardë lekë të paguhen në 2028-ën, ndërsa pjesa tjetër të paguhet më vonë. Ky investim tregon seriozitetin që Shqipëria ka marrë për sigurinë e mbrojtjes për vitet në vijim. Mbetet e paqartë nëse anija do të blihet jashtë, apo do të prodhohet brenda vendit, me synimin e Shqipërisë për të ndërtuar partneritet me kompani ndërkombëtare që mund të bashkëpunojnë me KAYO-n.

Një tjetër investim disamilionësh është parashikuar. Situata e paprecedentë e zjarreve këtë verë, ku nga veriu në jug u shkrumbuan me mijëra hektarë pyje, me dëme edhe në zona të banuara, qeveria ka parashikuar shtimin e flotës ajrore me të paktën 2 avionë zjarrfikës. Investimi pritet të kapë vlerën e 1.3 miliardë lekëve apo 13.5 milionë eurove dhe që në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet të alokohen 3.1 milionë euro, me synim pagesash, 6.2 milionë euro në 2027-ën dhe 4.1 milionë euro në 2028-ën.

Vitet e fundit, një prej risive më bashkëkohore të luftës janë dronët, të përdorur masivisht në konfliktin Rusi-Ukrainë, duke i konsideruar si të ardhmen e luftimit. Përgjatë viteve 2027 dhe 2028 janë parashikuar 14.2 milionë euro për blerje dronësh. Pa një numër të caktuar, Ministria e Mbrojtjes synon që në 2027-ën të shpenzojë 3.5 milionë euro dhe një vit më vonë 4.2 milionë euro, pas 2028-ës pjesa tjetër prej 6.3 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total, për vitin 2026 projektbuxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është 58.9 miliardë lekë ose afro 590 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

ANIJE PATRULLUESE LUFTARAKE

Vlera total: 103 milionë euro

20.7 milionë euro 2028

82.8 milionë euro pas 2028

AVIONË ZJARRFIKËS

Vlera total: 13.5 milionë euro

3.1 milionë euro 2026

6.2 milionë euro 2027

4.1 milionë euro 2028

BLERJE E DRONËVE

Vlera total: 14.2 milionë euro

3.5 milionë euro 2027

4.2 milionë euro 2028

6.3 milionë euro pas 2028

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?