Në këto ditë, ku po miratohen buxhetet për vitin 2020, për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale është planifikuar rreth 77.7 miliarda lekë. Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një intervistë për ”Top Channel”, tha se vetëm për shëndetësinë ka një rritje me 5.5% krahasuar me një vit më parë, të cilat do të përkthehen në investime në infrastrukturë apo programe të reja për parandalimin e sëmundjeve por nuk përmendi rritje të pagave të bluzave të bardhë.