Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:37 Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e parashikuar të mblidhet të shtunën, më 14 nëntor, në Gjirin e Lalzit, duhet të japë përgjigje përtej organizimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Buxhuku: Kriza e Covid-19 po transmetohet në formë virale, një mbyllje e dytë e ekonomisë do ishte vetëvrasje

Aktualitet E hënë, 27 Korrik 2020 16:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ekonomia në vend ndodhet në një situatë tepër të vështirë, shkaktuar nga kriza e Covid-19.

Për kreun e Konfindustrias Gjergj Buxhuku, kriza ekonomike si pasojë e pandemisë, po transmetohet në formë virale.

Gjergj Buxhuku: ”Ajo çka u krijua nga pasojat e mbylljes në rastin e Covid-19, dihej që do të ishte një krizë e cila do të transmetohej në formë virale. Pikërisht në këto muaj, ku ne kemi tashmë 5 muaj, që Shqipëria u fut në këtë vorbullën e pasojave ekonomike dhe krizës së Covid-19, tashmë po shohim pasojat. Këto pasoja në muajt e parë mbase nuk dukeshin, sepse ishin rezervat ato që hidheshin në funksionim, në qarkullim, bizneset kishin një farë pritshmërie se situata do të përmirësohej shpejt. ”

Në një lidhje përmes Skype për ”Ora News”, Buxhuku tha se tashmë po ndjejmë edhe efektet e krizës së industrisë së turizimit, për shkak të mbylljes globale.

Gjergj Buxhuku: ‘‘Tashmë po shikojmë pasojat e një krize tjetër e cila në fakt nuk është për fajin tonë, por për faj të mbylljes globale, e cila është rënia dramatike e shifrave të industrisë së turizmit. Industria e turizmit në Shqipëri, nuk është një industri e ndarë, por ajo është pjesë e një zinxhiri të madh të ekonomisë shqiptare, duke filluar nga bujqësia, transporti. Është një problematikë që ka filluar të ndihet dhe mendoj se është e tillë dhe do të thellohet edhe në vazhdim.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas tij, një mbyllje e dytë e ekonomisë do ishte vetëvrasje. Buxhuku mendon se përderisa nuk njihet natyra e virusit, nuk mund të vetëasgjesohemi duke ndërmarrë masa të tilla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjergj Buxhuku: ”Ne kemi renditur të gjitha arsyet, pse Shqipëria nuk ka vend, jo për mbyllje të dytë që nuk diskutohet, por nuk kishte vend edhe për mbyllje e parë. Të paktën në atë masë drastike që u ndërmor në Shqipëri. Nuk është se rregulloi diçka nga ana shëndetësore. Këto janë pandemi, të cilat kur nuk e njeh se çfarë ndodh me të, e ke të vështirë të predikosh masa. Edhe masat e predikuara ishin më tepër masa të karakterit psikologjik, sesa të karakterit të drejtpërdrejtë shëndetësor. Fatura ekonomike ishte shumë e lartë. Ne llogaritëm faturën ekonomike mbi 2 miliardë euro dëme gjatë muajve mars, prill, maj dhe sa më shumë jashtë normalitetit të plotë që të jemi, aq më tepër kjo faturë. Pra, neve nuk duhet të na shkojë mendja për të bërë vetëvrasje për të ndërmarrë një mbyllje të dytë. Përderisa nuk e njeh natyrën e nuk mund të vetëasgjesohesh. ”

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Para 14 minutash
Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme...

Para 21 minutash
Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 49 minutash

Etiketat e lidhura

BuxhukuCovid-19kriza
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës
Para 14 minutash

Erion Veliaj duhet t’i hapë rrugë Tiranës

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative
Para 18 minutash

Bilanci i përballjeve Shqipëri-Finlandë, kuqezinjtë synojnë të thyejnë traditën negative

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Para 21 minutash

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 33 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 15 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.