Buxhuku: Naftëtarët e Ballshit të tradhtuar pafundësisht herë nga të gjitha qeveritë

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i Konfindustria-s, Gjergj Buxhuku tha se naftëtarët e Ballshit janë të tradhtuar pafundësisht herë nga qeveritë e vendit.

Buxhuku: Naftëtarët e Ballshit kanë të drejtë moralisht. Sepse ata janë të tradhtuar pafundësisht herë nga të gjitha qeveritë. Historia e ARMO-s që po ndodh tani është akti i fundit i një procesi kriminal që ka ndodhur me sektorin strategjik të naftës në vendin tonë.

Këtë pasuri kaq të madhe e kemi kthyer në një mallkim të madh. Nafta shqiptare, fatkeqësisht është kthyer në një mallkim për shqiptarët. Si ka mundësi që vijnë kompani off shore, nuk paguajnë taksa dhe shteti i lë të jetojnë dhe më pas largohen?

SHKARKO APP